E hënë, 23 qershor 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Vendimi i qeverisë. Legalizimet, formula për çmimin e truallit”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Drogë edhe nën gurë në Lazarat, vetëm 40 familjet myslimane s’mbollën hashash

–   Skënder Gjinushi: Europa i hapi dyert Shqipërisë. PS të mos i mbyllë dyert PSD

–   Notat e matematikës 10200 nxënës janë mbetës

 

GAZETA SHEKULLI  ka si shkrim kryesor  “I arrestuari bëhet kryetar i PD. Në krye të degës së Fierit, ish-drejtori i patentave i prangosur në 2012”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Dalin notat e matematikës, ngelin 10361 maturantë

–   Gjakmarrja, vrasja e Saimir Zizës, lirohet kushëriri i viktimës në Dibër

–   Aktet kriminale, rihapen dosjet e vjetra të Lazaratit

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Të larguarit nga puna, fitimi i gjyqit, kush merr paratë”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   “Lazarati tjetër", ushqime me listë. 70 vjet mllef: “Dërri” na la pa bukë

–   Lista emërore, 10% janë mbetës. Matematika, ja nota për 45 mijë maturantë në të gjithë vendin

–   Kreu i INUK bllokoi bulevardin e Tiranës. Prokuroria: Ja pse akuzohen Zyhdi Dajti dhe Florenc Hoxha

 

GAZETA SHQIP  hapet me shkrimin  “Byroja e hetimit, me 50 “të paprekshëm” . Punonjësit do të kenë rroga speciale dhe mbrojtje të posaçme nga shkarkimet”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Protestë e dhunshme në Mitrovicë për urën

–   Lazarat, rihetim për sulmet ndaj policisë në vite

 

GAZETA MAPO  çelet me shkrimin  “Hakmarrja për vrasjen e Peshkopisë, babai i Zizës: Rrëfej vrasësin e tim biri, drejtësia na bëri me hasëm”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Formula e re e pensioneve, baza që do vlerësohet për llogaritjen

–   Rama e Meta në kanionet e Osumit: Potencial i zhvillimit të turizmit

–   Legalizimet, afatet dhe procedurat e reja për ndërtimet e padeklaruara

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/