SHBA, 23 qershor 2014 – Viktor Shaholli, 64 vjeç akuzohet nga gjykata amerikane për vrasje të shkallës së pare dhe rrezikon dënimin me vdekje. Shaholli në 20 nëntor 2011 vrau duke e qëlluar me shotgun kunatin e djalit të tij, Dashamir Matjanin. Dashamiri po ndihmonte Viktorin për të bërë rikonstruksionin e banesës, por Shaholli e goditi, sepse Matjani e kishte sharë nga familja.
Avokati i Shahollit ka ngritur pretendimin se klienti i tij nuk duhet të dalë në gjyq për vrasje, sepse nuk është mendërisht në rregull për t’u paraqitur në gjykatë. Për të mbrojtur këtë pretendim avokati i Shahollit i ka ofruar gjykatës dëshmitë e dy të burgosurve për vrasje, që e kanë njohur në burg Shahollin.
Gjykata pasi dëgjoi edhe dëshmitë e mjekëve psikiatër dhe të psikologëve arriti në konkluzionin, që Shaholli po simulonte gjendjen e të sëmurit mendor. Në këto kushte gjykata vendosi të vazhdojë gjyqi për vrasje të shkallës së parë. Seanca e rradhës e këtij gjyqi u caktua në 8 korrik 2014.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





