Brazil, 22 qershor 2014 – Belgjika kualifikohet për në fazën tjetër të "Brazil 2014", pasi mundi në "Maracana" Rusinë e Fabio Capellos. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura me raste nga të dyja ekipet, por me belgët që dominuan pjesën më të madhe të saj.
Me fillimin e 45 minutave të dyta të dyja skuadrat e rritën presionin në portat kundërshtare dhe duhet të vinte minuta e 87 kur i riu Origi shënoi golin e fitores për Belgjikën. Kujtojmë që në minutën e 84 Belgjika goditi edhe shtyllën me anë të Kevin Mirallas.
Edhe në këtë takim, tekniku i "Djajve të Kuq" Marc Wilmots nuk preferoi të hidhte në fushë talentin 19-vjeçar shqiptar Adnan Januzaj.
Me këtë fitore Belgjika shkon në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Rusia mbetet në kuotën e 1 pike.
Ndeshja tjetër e Grupit H, ajo mes Koresë së Jugut dhe Algjerisë luhet sonte në ora 21:00.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





