E dielë, 22 qershor 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Drejtoresha e ISSH: Pensionet, ja cilët prek ndryshimi i formulës”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Vritet me shtatë plumba vëllai i monstrës së Peshkopisë. E ëma: Ishte për hakmarrje
– Lazarati, hetim llogarive bankare të grupit të drogës
– E ëma e Edlirës: Çfarë më tha në burg ime bijë që vrau tre vajzat e sajkët
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Pensionet, 9 ndryshimet e reja”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– “Miti i Lazaratit” i mbushur me drogë, armatim dhe mister
– Ministria e Financave: Buxheti, të ardhurat rriten me 9%
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Lazarati, qiratë sa te blloku. Hetuesit: Toka e shtëpitë, nga 1 mijë euro metri”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Arben Tafili: Si u shpëtova plumbave të gjakut
– Vritet në mes të Tiranës, vëllai i monstrës që mbyti një 10 vjeçar
GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “Ligji i ri ul pagat për 2100 policë. Në propozimin e ministrit Tahiri hiqet grada kryeinspektor”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Gjykata shtyn arrestimet tek INUK. Për Zyhdi Dajtin jep detyrim paraqitje, për Florenc Hoxhën arrest shtëpie
– Hasho: Tirana nuk ka rrugë për ndërtimin e tramit
– Qeveria shpall top sekret tenderat e Ministrisë së Mbrojtjes
GAZETA SHQIPTARJA.COM hapet me shkrimin “Ja “klani” i pallatit të Bashës që kallëzoi Zyhdi Dajtin”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Pronat, qeveria kërkon shtyrje të afatit me 6 muaj
– Armët e gjahut, si do të veprohet me lejet aktuale
GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin “Kalimtari Edi dhe Kryeministri Rama. Si Kryeministër- qytetar i thjeshtë duket se rron si gjithë të tjerët, si Kryeministër i një milion votave të presim akoma”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Basha: PD fillimisht shumicë morale, pastaj politike
– Rritja e moshës, sa do të ndryshojë vlera e pensioneve
– Haxhinasto: Hekurudha, gati dhënia e segmenteve me koncesion
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





