Itali, 20 qershor 2014 – Në qytezën Melenjano (Melegnano) afër Milanos, karabinierët ndaluan një kamion shqiptar të ngarkuar me lëndë druri të sharruar. Në një ndarje të dyfishtë në kabinën e shoferit u zbuluan 45 pako me kanabis me peshë totale prej 35 kilogram.

Koka e kamionit kishte targa shqiptare, ndërsa trajleri kishte targa bullgare.

Ishte pikërisht kamioni i sinjalizuar nga financierët italianë të stacionuar në Durrës në bazë të një marrëveshje dy palëshe shqiptaro-italiane.

Shoferi, durrsaku Fatmir K., rreth 35-40 vjeç i ardhur në Itali me traget nga Durrësi, u arrestua dhe u transferua në burgun e Lodit.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/