Durrës, 20 qershor 2014 – Një 58 vjeçare nga Durrësi ka denoncuar në polici dhunën e ushtruar ndaj saj nga bashkëshorti 10 vjet më i vogël.
Në rrëfimin e saj, gruaja ka treguar se prej kohësh dhunohej fizikisht dhe psikologjikisht nga bashkëshorti i saj, A.K., 48 vjeç.
Diferenca e madhe e moshës në çift duket se i ka çuar bashkëshortët drejt konflikteve të ashpra.
Pasi kanë dëgjuar dëshminë e 58 vjeçares, efektivët e rendit kanë plotësuar Kërkesë-Padinë për Lëshimin e Urdhërit të Mbrojtjes së Menjëhershme.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





