Kosovë, 20 qershor 2014 – Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami ka hedhur poshtë kritikat se ka kopjuar Jennifer Lopez në paraqitjen e saj video-muzikore.

Pas publikimit të klipit “Nuk Prish Punë” Arta u kritikua nga disa media për paralelet e saj me Jennifer Lopez.

Në një postim në rrjete sociale, Arta ka hedhur poshtë këto kritika, e madje thotë se ajo është më bombë se Jennifer Lopez.

Postimi i plotë i Arta Bajramit:

“Ani çka nëse e kopjoj Jennifer Lopez. Ajo është yll i botës, atë krejt bota e kopjon, çka ka lidhje ajo punë. Me këndua di më mirë se Jennifer Lopez, bile Athele Class ma kanë bërë veshjen shumë më bukur se J .Lo. Gjithë kohën jam munduar me qenë origjinale por nuk është vlerësuar përpjekja ime, po unë përsëri do të vazhdoj të jem origjinale. Kam marrë këtu diçka që më ka pëlqye, por e kam realizuar edhe më mirë se origjinalja. Unë jam më bombë se J. Lo”

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/