Vlorë, 20 qershor 2014 – Kreu i INUK, Zyhdi Dajti u dorëzua në policinë e Vlorës rreth mesditës. Ai deklaroi se u njoftua nga media për urdhër-arrestin dhe u drejtua për në komisariat, sapo përfundoi prishjen e dy ndërtimeve pa leje në qytetin bregdetar. Në fakt ai u paraqit tek autoritetet, pas një deklarate të deputetit demokrat Eduard Halimi, se në rastin e Dajtit dhe Florenc Hoxhës po përdoreshin dy standarde.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/