20 qershor 2014 – Keni mbajtur dieta te shumta, por nuk keni pasur asnjë rezultat? Ka disa ushqime qe mund t’iu ndihmojnë te përmirësoni tretjen dhe te keni bark te sheshte.

Keni mbajtur dieta te shumta, por nuk keni pasur asnjë rezultat? Ka disa ushqime qe mund t’iu ndihmojnë te përmirësoni tretjen dhe te keni bark te sheshte.

Lakra turshi

Ushqimet e fermentuara janë te pasura me probiotike, bakteret “mike” këto qe ndihmojnë tretjen dhe luftojnë fryrjen e barkut apo gazrat.

Qepet dhe preshte

Këto dy ushqime janë te pasura me prebiotike te cilat prodhojnë butanoatet, molekulat magjike qe shtojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe djegin yndyrnat.

Shpargu

Shpargu është i pasur me prebiotik dhe prodhon acetat. Ky i fundit stimulon konsumimin e lipideve qelizore duke i mbrojtur ato edhe nga dëmtime.

Avokadoja

Avokadoja është e pasur me omega 3 dhe 6 te cilat rregullojnë shpejtësinë e përthithjes se glukozes neper qeliza dhe për pasoje nuk sjellin ndjenjën e urisë.

Kosi

Zgjidhni një kos qe përmban laktobacile. Sipas një studimi, femrat qe konsumojnë këtë lloj probietiku, humbasin dy here me shume kilogramë dhe kanë bark të sheshtë.

Spinaqi dhe perimet me gjethe

Te pasura me fibra ato ndihmojnë tretjen.

Hudhra

Hudhra lufton bakteret e këqija te zorrëve. Ajo gjithashtu është e pasur me insuline, fibrën qe jo vetëm tret ushqimin, por ruan te qëndrueshme edhe sasinë e sheqerit.

Uji me limon

Rekomandohet te pihet ujë me limon sapo zgjidheni dhe pas çdo vakti. Limoni ndihmon tretjen e ushqimit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/