Liban, 20 qershor 2014 – Një incident ka ndodhur në një emision televiziv në Liban, ku një djalë ka goditur me shkelm nënën e tij.
Incidenti i rëndë ka ndodhur në një emision që po përpiqej të bashkonte nënën me djalin e saj, me të cilin nuk shihej që prej 7 vitesh.
Gruaja rrëfeu në emision se ishte ndarë nga bashkëshorti i saj sepse ai ishte i dhunshëm. Madje ajo rrëfen se bashkëshorti e kishte sulmuar në gjykatë gjatë procesit të divorcit.
Ndërsa debatonte me djalin e saj 15 vjeçar, ky i fundit nuk nguron të kërcejë mbi tavolinë dhe të gjuajë me shkelm të ëmën. Menjëherë ka ndërhyrë stafi i televizionit dhe moderatori për të parandaluar që gjendja të përkeqësohej edhe më shumë.
Kjo ngjarje ka ngritur edhe njëherë shqetësimin për dhunën me të cilën ballafaqohen gratë e këtij vendi islamik.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





