Itali, 20 qershor 2014 – Financierët e qytetit të Montesilvanos në rajonin e Abrucos (Abruzzo) sekuestruan 30 kg kanabis të ambalazhuar në 16 pako.   Me çmim pakice kjo sasi droge arrin vlerën 300 000 euro.

Droga, prodhim i markës së famshme shqiptare të Lazaratit, sapo kishte mbërritur në Itali nga Porti i Vlorës. Sasia më pas ishte ndarë në pjesë më të vogla, të ngjashme me 16 pakot e sekuestruara dhe kishte filluar të dërgohej në tregun e Italisë qëndrore dhe veriore.

Financierët arrestuan edhe dy korrierët e drogës, që ishin të dy persona me precedentë penalë. Shqiptari 31 vjeçar dhe italiani 48 vjeçar, që po transportonin sasinë në fjalë u dërguan menjëherë pas arrestimit në burgun e San Donato-s.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/