Brazil, 20 qershor 2014 – Uebfaqja Transfermarkt.co.uk e ka zbuluar ekipin e ‘pleqve’ të Botërorit. Ata ndoshta mund të jenë të vjetër, por janë ende të artë.
Asnjë lojtar nga ky ekip special nuk është më i ri se 32 vjeç, ndërsa mesatarja e moshës së skuadrës është 35,4, nëse do të luanin së bashku.
Sulmuesi i Bregut të Fildishtë, Didier Drogba ka treguar se mosha 36 vjeçare nuk është problem për të.
Mesfusha përbëhet nga kiliani Esteban Paredes, anglezi Frank Lampard, greku Karagounis dhe holandezi Dirk Kuyt.
Prapa në mbrojtje luajnëm francezi Patrice Evra, belgu Daniel van Buyten, kolumbiani Mario Yepes dhe kroati Dario Srna.
Portier është kolumbiani Faryd Mondragon, i cili mund ta shkruajë historinë si futbollisti më i vjetër që luan në Botëror. Ai është 42 vjeç.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





