E premte, 20 qershor 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Ligji i ri në Kuvend, miratohet formula e re, si llogariten pensionet”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Pranga në mesnatë Hoxhës së Bashkisë, urdhër arresti edhe për Dajtin e Qeverisë
– Policia pushton Lazaratain, kapet djali i Gate Mahmutaj
– Dëmshpërblimi, emrat e rinj të 220 të përndjekurve që marrin lekët
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Pensionet, skema deri në 2056. Tabelat e plota, publikohet mosha dhe periudha e sigurimit për burrat dhe gratë”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Çlirohet Lazarati, shkallon Berisha. Ish-Kryeministri fjalor rrugaç, pranon se ishte vendimi i tij për të mos ndërhyrë në Lazarat
– Vendimi, Holanda dhe Gjermania, pro dhënies së statusit për Shqipërinë
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin ““Çlirohet” Lazarati, 22 tonë hashash, 14 të arrestuar. Vangjel Tavo: Biseda me Gaten për dorëzim, negocionva me Saimir Tahirin”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Ish-kreu i PD përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi. Berisha, Veliaj: Rama të shau gruan
– Urdhër arresti për Zydi Dajtin e Florenc Hoxhën, shpërdoruan detyrën
GAZETA MAPO çelet me shkrimin “Florenc Hoxha në pranga, urdhër arresti edhe për Zydi Dajtin. Prokuroria godet me dy arrestime të bujshme në Tiranë”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Hollanda dhe Gjermania thonë po për statusin
– Dorëzohet Lazarati, “grupi i zjarrit” fshihet në panik në tunelet e malit
– PD vendos të bojkotojë Kuvendin pas përjashtimit të Berishës për 10 ditë
GAZETA SOT ka si argument kryesor “Dalin emrat e PD që komunikuan me krerët e kartelit të Lazaratit, Noka, Ristani dhe Kuliçaj komandonin me telefon”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Vrasjet e 21 janarit, ndalohet me ligj hapja e zjarrit mbi protestuesit, ja kushtet kur policia dhe garda vret, urdhri dhe pergjegjesia penale
– Rama i kthen mbrapsht Francës helikopterin VIP që u porosit nga Berisha e ndërron me dy helikopterë SAR
– Didi: Me policinë po luftojnë kriminelët nga e gjithë Shqipëria, rezistenca jo nga Lazarati
GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin ““Marshalli” Sali zbret në SHQUP. Për herë të parë, ish-Kryeministri Berisha zbret nga kati i 14-të i zyrës private dhe jep konferencë shtypi në selinë e PD-së”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Bie miti i Lazaratit, policia merr në kontroll gjithë fshatin
– Erion Veliaj: Berisha është një palaço, taksirat ta dëgjojmë
– Arrestohet kreu i Inspektoriatit Ndërtimor të Bashkisë, Florenc Hoxha
– Drafti i qeverisë, ja si do ndryshojnë pensionet
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





