Meksikë, 19 qershor 2014 – Një zyrtar në Meksikë u detyrua që të japë dorëheqje, pasi kamera e një kompjuteri e regjistroi duke bërë seks në zyrë.
Carlos Caamal Reyes, 47 vjeç, kreu i Departamentit të Mbrojtjes Civile në shtetin Campeche, u tha punonjësve se ishte në një takim të rëndësishëm dhe kërkoi 30 minuta pushim.
Më pas ai u takua me një femër në zyrë dhe kamera e lënë hapur e regjistroi për nëntë minuta duke bërë seks.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





