Egjipt, 19 qershor 2014 – Një egjiptian me emrin Ramadan kishte hyrë në një internet kafe dhe për të parën herë siç thotë ai kishte vizituar një adresë porno. Gati sa nuk i ra të fikët, pasi gjeti disa video ku protagoniste ishte e shoqja.
Egjiptiani vrapoi në shtëpi për t’i kërkuar shpjegime së shoqes, e cila fillimisht i mohoi akuzat duke e quajtur të çmendur.
Pas kësaj gruaja e zënë mat pranoi pasi i shoqi Ramadam i tregoi 1 nga 11 filmat ku ajo bënte seks me një tjetër.
Gruaja pranoi se kishte pasur marrëdhënie seksuale me një ish të dashurin e saj gjatë martesës, pasi nuk e donte më të shoqin edhe pse kishin katër fëmijë bashkë.
“Pranoi se ishte ende e dashuruar me ish të dashurin dhe më tha se ai është i ri si ajo ndërsa unë jam i moshuar”,u shpreh Ramadan.
Burri nga provinca e Dakahlia, u tregoi mediave lokale se kishte qenë në një martesë të lumtur për 16 vjet para se të lundronte në sajtin e mallkuar të internetit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





