Berat, 19 qershor 2014 – Një 38-vjeçar i ka dhënë fund jetën me fostoksinë ditën e sotme në Berat. Policia bën me dije se viktima ishte Edmond Kukunja.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak për këtë vendim ekstrem të 38-vjeçarit është bërë humbja e një basti sportiv.
Sipas policisë 38-vjeçari kishte vënë një shumë të madhe parash bast për ndeshjen Spanjë –Kili e cila u mbyll me humbjen 2-0 të Spanjës.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





