Angli, 19 qershor 2014 – Hygerta Hoxhaj, 17 vjeç, banon së bashku me familjen në zonën e Edmonton-it, Monmouth Street në pjesën veriore të Londrës. Që të premten, 13 qershor, askush nuk e ka parë më Hygertën. Familjarët shumë të shqetësuar kanë bërë denoncim në polici, ndërkohë që policia londineze e ka shpallur në kërkim adoleshenten.

Policia dhe OJF të ndryshme, që trajtojnë fatin e personave të humbur, kanë dhënë alarmin për gjetjen e Hygertës. Madje ata kanë vënë në dispozicion edhe dy numra telefoni 101 dhe 116 000 për këdo që mund të ketë informacion lidhur me vendndodhjen  e vajzës së re.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/