19 qershor 2014 – Së shpejti frika nga dentisti do të jetë thjesht një kujtim, pasi është ideuar një taktikë e re për të kuruar kariet e dhëmbëve pa injeksion, trapan apo pa ndjerë dhimbje. Bëhet fjalë për një lëkundje elektrike që stimulon dhëmbët drejt vetëpastrimit.

Kjo metodë është programuar nga studiuesit e King's College në Londër të Anglisë dhe do të dalë në shitje brenda tre vjetësh.

Mënyra e veprimit është e thjeshtë. Nëpërmjet kësaj teknike një lëkundje me intensitet të ulët i shtynë mineralet drejt karieve dhe çon në rrezimin e tyre.

Procesi quhet Electrically Accelerated and Enhanced Remineralization (Eaer), është pa dhimbje por kërkon të njëjtën kohë që kërkohet për pastrimin me teknikat aktuale me trapan.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/