Tiranë, 19 qershor 2014 – Nga foltorja e Kuvendit deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka tha se djali i Luiza Xhuvanit, deputetes së Partisë Socialiste po qëllon policinë.
“Më thoni dhe një gjë tjetër, kush është atje që po gjuan kundër policisë? Djali i Luizës. Spartak çfarë të thanë drejtuesit e policisë kur shkove për të ngrënë bukë në Derviçan? E di çfarë i thanë Spartakut dhe të gjithë deputetëve të gjithë komisionit të sigurisë, i thanë djali i Luizës është këtu dhe ka gjuajtur kundër policisë. Po që se nuk është, sille Luiza për gjysëm ore këtu përpara nesh te Kuvendi dhe të kërkojmë ndjesë të gjithë si forcë politike. E ke atje, se ja thanë dje, ja pra kush e bën” – tha Noka.
Replika e Luiza Xhuvanit
Nga salla e Kuvendit, deputetja e Partisë Socialiste iu përgjigj në një replikë deputetit Flamur Noka në lidhje me akuzat që kanë qarkulluar për djalin e saj, si një personat që ka qëlluar ndaj policisë në Lazarat. Xhuvani, theksoi se djali i saj, Kostandin nuk ka asnjë lidhje me këto akuza, të cilët verifikohen lehtë, në të kundërt të gjithë deputetët duhet ti kërkonin asaj falje publike.
“Nën përgjegjësinë dhe moralin tim, i bëj thirrje deputeteve, Flamur Nokës, i cili ka informacione, që të vi tani në shtëpinë time dhe nëse se gjejmë atë në shtëpi, unë nuk futem më në Parlament. Aman nëse është, duhet të më kërkoni të gjithë falje publike. Im bir s’ka lidhje me këtë çështje, është gatuar keq.”- ka thënë deputetja Xhuvani nga salla e Kuvendit.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





