Durrës, 19 qershor 2014 – Edhe për një sezon tjetër, Ansi Nika do të veshë fanellën e Teutës. Mesfushori 23-vjeçar arriti marreveshjen me drejtuesit e klubit për të rinovuar me 1 sezon kontratën duke i vënë kapakun zërave për një rikthim të mundshëm te Vllaznia për sezonin 2014-2015.
Lojtari shkodran kështu do të qëndrojë ende në Durrës nën urdhrat e trajnerit të ri Hasan Lika duke u konfirmuar kështu pjesë e rëndësishme ashtu si 4 sezone më parë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





