Kinë, 17 qershor 2014 – Një tifoz kinez thuhet se ka vdekur pasi ka qëndruar disa net rresht duke parë Kupën e Botës. Burri 25-vjeçar u gjet në shtëpinë e tij në Suzhou, një zonë pranë Shangait, i ulur përballë televizorit vetëm disa orë pas ndeshjes Spanjë- Holandë të premten.
Ndeshja që filloi në 4 pasdite të orës lokale përfundoi në Kinë rreth orës 5 të mëngjesit dhe mjekët besojnë se vdekja mund të jetë shkaktuar nga mungesa e gjumit.
Ekspertët mjekësorë kanë njoftuar tashmë fansat e futbollit në Kinë për rreziqet që sjell sakrifikimi i gjumit gjatë turneut. Kjo nuk është hera e parë që një tifoz kinez i futbollit ka vdekur pasi kishte qëndruar zgjuar për të parë ndeshjen.
Gjatë Euro 2012 një fans kaloi 11 net pa gjumë duke parë çdo lojë të turneut dhe vdiq nga lodhja.
Spitalet kineze kanë vënë re një rritje të pacientëve me simptoma të lodhjes gjatë Kupës së Botës në 2006 dhe 2010.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





