Tiranë, 17 qershor 2014– Faqja në Facebook e Lazaratit shkruan se kjo është një përplasje mes “prodhuesve” dhe “trafikuesve”.

“Po ndeshen “prodhuesit” me “trafikuesit”. Me sa duket trafikuesit pasi e transportuan dhe e shitën gjithë mallin në tregun ndërkombëtar, mbushën valixhet me valutë…. tani duan të kënaqin edhe ju, popullin me spektakël… ! Pa kemi dhe statusin për të marë, pa kemi dhe riformatot që duhen haruar e, pa kemi dhe ndërkombëtarët që duhet të raportojnë, pra shkurt, pasi mbushën dhe po mbushin valixhet me dhjetra linjat në dhjetra tregje, tani duhet pastruar dhe vetja…! Pra me një gurë qeveriu vret shuuuumëëë zogj….! Populli vdes për të tillë spektakël apo jo, bile e do dhe me ca gjak se ndryshe nuk quhet…. edhe këtë dëshirë do t’ju a plotësojnë mos kini merak.. ja, sapo të heqë nja dy vija të bardhë apo të kuqe në xhamin e tavolinës së tij që të jetë më i kthjellët kur të japë urdhër për zjarr!

Ça do bëhet me transportuesit dhe tregtuesit për vitin tjetër?!!

Mos u mërzisni, ka zona të tjera më të mëdha dhe më të maskuara se Lazarati, të tjera po hapen…!

Është 8% e territorit të vendit mbjellë me kanabis!!!”

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/