DURRËS, 17 qershor 2014 –  Shirat “vjeshtorë” të qershorit të dy ditëve të fundit kanë paralizuar punën në portin e Durrësit ku presin të përpunohen 10 anije me 32 667 tonë mallra import-eksporti.

Sipas raportit ditor të anijeve të transportit, hartuar nga dispeçeria e drejtorisë së përgjithshme ekzekutive të shoqërisë publike / shtetërore  Autoriteti Portual Durrës (APD) sha,  në kalata presin të shkarkohen 7 anije, ndërsa në radë janë edhe 3 anije të tjera, dy për t’u ngarkuar dhe një për t’u shkarkuar.

Kështu anija  Leftallah III  pret në kalatën 2 të shkarkojë 5021 tonë çimento të paketuar, kurse te njëshi është  Frosina  me 4 000 tonë çimento të papaketuar, gjithsej 9 021 tonë çimento importi.

Këto dy anije po lënë të presin në radë dy anije,  Loyga  dhe  Lady Eman,  që do të ngarkojnë secila nga 5 800 tonë, gjithsej 11 600 tonë çimento për eksport.

Në kalatën 4 anija  Modulus 1  ka për shkarkim 2 555 tonë melaninë; në kalatën 5 janë  Erdogan Senkaya  me 2 300 tonë nitrat dhe  Frojdi II  me 1 450 tonë lidhje hekuri; në kalatën 7  Caner Karaloglu  me 1 091 tonë vaj ushqimor; në terminalin lindor, kalata 10, është  Stardale  me 1 700 tonë qymur; në radë Ibla  me 2 950 tonë skrap për “Kurum”-in e Elbasanit.

Rrugës për në Durrës janë dhe transportuesit  Pine 6  për të ngarkuar 15 000 tonë krom;  MSC Jilhan  për të shkarkuar 110 copë kontejnerë; Perelik me 11 000 tonë qymyr dhe  Volga  me 1 600 tonë llamarinë.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/