Brazil, 17 qershor 2014 – Trajneri i Portugalisë, Paulo Bento mund të jetë në telashe pasi dyshoi në integritetin e gjyqtarit serb, Milorad Maziç, pas humbjes së thellë nga Gjermania. Skuadra e Bentos pësoi disfatë me rezultat 4:0 nga Gjermania, dhe humbi tre futbollistë.

Hugo Almeida dhe Fabio Coentrao u nxorën për shkak të tërheqjeve muskulore kurse Pepe do të mungojë në takimin e ardhshëm, kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës të dielën, pasi u ndëshkua me karton të kuq, në minutën e 35-të të ndeshjes.

Por, Bento u nda i pakënaqur me ndarjen e drejtësisë.

"Ishin dy raste ku gjyqtari u shfaq i njëanshëm, së pari me penalltinë e pastaj me përjashtimin”, deklaroi Bento pas ndeshjes.

“Nuk them se ishte vetëm faji i gjyqtarit. Ne po ashtu bëmë gabime, por rrethanat e asaj që ndodhi në pjesën e parë e bënë pjesën e mbetur të ndeshjes, të vështirë për ne”, u shpreh ai.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/