Brazil, 17 qershor 2014 – Mbrojtësi portugez, Pepe e tregoi edhe një herë agresivitetin e tij, në ndeshje me Gjermaninë, duke e goditur me kokë Thomas Mullerin, për t’u ndëshkuar me karton të kuq.
Dhe, këtë reagim të futbollistit të Real Madridit nuk e ka pritur aspak mirë mbrojtësi anglez, Rio Ferdinand, i cili e ka postiar një koment në rrjetin social, Twitter.
“Pepe, një budalla. I la bashkëlojtarët të vuajnë. Pas Ronaldos, ai është lojtari më i rëndësishëm. U vërejt mungesa e tij”, ka shkruar futbollisti i deritashëm i Manchester Unitedit.
Portugalia humbi 4:0, ndërsa Pepe mund të dënohet rëndë, pas gjestit të ulët që e bëri ndaj kundërshtarit.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





