Lazarat, 17 qershor 2014  – Grupet kriminale të trafikantëve në Lazarat nuk kanë ndalur të shtënat, ndërsa 2 orë pas mesnatës së të hënës kanë plagosur një efektiv të Forcave Speciale të Ndërhyrjes së Fshehtë, në aksionin e bluve kundër kultivimit të lëndës narkotike në këtë fshat.
 
Pas breshërive të të shtënave me armë të rënda nga 26 pjetarët e një grupi kriminal të udhëhequr sipas policisë nga Gate Mahmutaj, 500 forcat speciale të cilat janë përforcuar gjatë natës edhe me 100 forca të RENEA dhe DELTA nga Tirana, kanë tentuar sërish ndërhyrjen në këtë fshat, por të shtënat e trafikantëve kanë plagosur me plumb në dorë dhe në këmbë policing e FNSH-së të Shkodrës, 32-vjeçarin S.M.
 
Operacioni i policisë vazhdon me postbollqe që kanë rrethuar të gjtihë fshatin, ndërsa të hënën Policia e Shtetit hyri në fshatnë kapanonin e Gate Mahmutajt ish-të dënuarit të shpallur në kërkim që dyshohet se qëndron në krye të grupit kriminal që po bën rezistencë të armatosur ndaj policisë në këtë aksion që shënon ndërhyrjen e parë në fshatin e ashtuquajtur “Republika e drogës”.

Drejtori i Policisë së Shetit Artan Didi, i cili udhëheq nga Lazarati aksionin e policisë antodrogë,  gjatë orëve të mbrëmjes u shpreh se Policia nuk do të tërhiqet nga aksioni në fshatin e Lazaratit pavarësisht rezistencës të pjestarëve të grupeve kriminale.  “Nuk largohemi pa shkulur grupin e kriminelëve nga Lazarati”, tha në një prononcim për mediat Didi.
 
Didi është takuar me forcat e policisë, RENEA-s, FNSH-së dhe DELTA-s në fshatin Derviçan, ku ka lajmëruar përparimin e forcave dhe thellimin e operacionit në Lazarat. Ky aksion përbën dhe ndërhyrjen e parë të Policisë së Shtetit në këtë fshat kundër kultizimit të lëndëve narkotike.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/