Dashi

Hëna në shenjë do t’ju bëjë protagonistë të kësaj dite. Mund të eksperimentoni një dëshirë që do të realizohet. Do të arrini të përgatisni një sukses që do të jetë një sukses i vërtetë.

 

Demi

Përfitoni nga kjo periudhë pasive e qetësie për të përballuar me qetësi situatën, e cila deri tani ka qenë e vështirë dhe plot mosmarrëveshje. Mundohuni të rivendosni dialogun me partnerin.

 

Binjakët

Sot ka shumë të ngjarë të mbeteni të zhgënjyer nga dikush që ju ka premtuar shumë por që asgjë nuk do të bëjë për ju. Sidoqoftë pritet një  mbrëmje shumë interesante me miqtë tuaj.

 

Gaforrja

Nëse keni vendosur të mos lëshoni pe, siç është në natyrën tuaj, atëherë çojeni deri në fund e mos u tërhiqni pikërisht kur duhet të merrni frutet e këmbënguljes suaj. Momente gëzimi me miqtë.

 

Luani

Mos refuzoni mundësinë e një kompromisi, sidomos kur e dini mirë se sa do të përfitoni nga kjo. Një ditë shumë e mirë për të udhëtuar për të shkuar në vendet e pushimit. Shoqëri të reja në sfond.

 

Virgjëresha

Sektori më i paqartë sot është ai i financave, prandaj ju këshillohet të “rrudhni paksa dorën” gjatë kësaj periudhe të nxehtë ku normalisht shpenzimet hanë të shumta. Interesante fusha sentimentale.

 

Peshorja

Me hënën në kundërshtim është mirë të evitoni diskutimet, sidomos ato që nuk janë shumë të rëndësishme. Mos reagoni me ftohtësi ndaj një propozimi, apo oferte që mund t’ju vijë nga dikush.

Akrepi 

Nëse nuk është e domosdoshme, shtyni një çështje që dikush kërkon t’ua parashtrojë me çdo kusht për t’ju prishur ditën. Forma fizike nuk është në maksimum dhe dashuria nuk ju përmbush plotësisht.

 

Shigjetari

Duket një ditë e “prerë enkas për ju kjo e sotmja, pasi mund të përmbushni çdo ëndërr dashurie me shumë pasion dhe romanticizëm. Për ata që janë single parashikohen aventura që do t’ju lënë pa frymë.

 

Bricjapi

Mundohuni që të paktën gjatë kësaj periudhe disi konfuze të qëndroni më pranë njerëzve të familjes, sepse do të ristabilizoni disa raporte të lëkundura disi. Ju këshillohet kujdes me shpenzimet.

 

Ujori

Një moment i errët nuk luftohet me pesimizëm, por me forcën e vullnetit, e cila nuk ju ka munguar asnjë herë. Mos harroni se Afërdita në shenjë është një aleate shumë efikase në këtë aspekt.

 

Peshqit

Sot impenjimet tuaja kryesore duhet të jenë në drejtim të familjes dhe të fushës private në tërësi. Do të jetë mënyra më e mirë për të qëndruar larg telasheve të përditshme të punës.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/