Brazil, 16 qershor 2014 – Përfundon 4-0 ndeshja Gjermani-Portugali, me triumfin e pancerëve. Me një disavantazh prej 4 golash, Gjermania kryesoi "frikshëm" ndaj Portugalisë. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi 3-0 për Gjermaninë, e në pjesën e dytë, gjermanët shënuan edhe me një tjetër gol, po me anë të protagonistit Muller. 

Tomas Muller, në minutën e 11, shënoi golin e parë pas penalltisë që fitoj Gjermania. Pas disa minutash lojë, Hummels shënoj dhe golin e dytë. Duket se Muller ka qenë një ogur i mire për Gjermaninë, pasi e çoj atë në avantazh me tre gola, në minutën e 45 dhe në minutwn e ‘73 realizoj golin e tij të tretë.  

Në minutën e ‘70, Hummels u dëmtua dhe u zëvendësua nga shqiptari nga Gostivari, Shkodran Mustafi, që pati një paraqitje të kënaqshme.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/