Itali, 16 qershor 2014 – Vrasja e një nëne dhe dy fëmijëve të saj të mitur shokoi Italinë dy ditë më parë. Por akoma më shokues ishte rrëfimi i 31-vjeçarit Carlo Lissi, bashkëshorti dhe babai i dy fëmijëve, i cili pranoi krimin. I pyetur për motivet që e shtynë të kryente krimin makabër, 31-vjeçari tha se ishte i dëshpëruar pasi ishte dashuruar marrëzisht me një kolege dhe ajo e kishte refuzuar.
Hetuesit e çështjes bëjnë të ditur se 31-vjeçari ka therur me një thikë gruan e tij Cristina Omes dhe dy fëmijët e vegjël, ka bere nje dush dhe më pas ka dalë nga shtëpia për të parë ndeshjen e Botërorit, Angli – Itali. Kur u kthye në shtëpi, burri telefonoi policinë, duke thënë se e kishte gjetur familjen e tij të masakruar. Policia ka gjetur armën e krimit, një thikë, në një pusetë në Motta Visconti, ku 31-vjeçari e kishte hedhur pasi kishte dalë nga shtëpia.
Ka qene vete 31 vjeçari qe pasi pranoi krimin u tregoi karabiniereve se ku e kishte hedhur armen me te cilen u dha fund jetes se gruas dhe 2 femijeve. Gjate rrefimit te tij ne polici, Lissi eshte shprehur: Meritoj denimin maksimal.
38-vjeçarja Cristina Omes dhe dy fëmijët e saj, Gulia 5 vjeç dhe Gabriele 20 muajsh u masakruan me thikë mbrëmjen e së shtunës në shtëpinë e tyre në Motta Visconti (Milano). Fillimisht u dyshua për një grabitje të dhunshme, por ekspertët zbuluan se në shtëpi nuk kishte shenja që të vërtetonin këtë pistë. 31-vjeçari Carlo Lissi u thirr disa herë për të dhënë dëshminë e tij, që sipas hetuesve nuk ishte e besueshme, derisa ai pranoi autorësinë e masakrës.
Miqte e tij jane shprehur mjaft te habitur nga gjesti i 31 vjeçarit, per me teper qe ai ishte sjelle fare normalisht gjate ndeshjes dhe ka qeshur, ka festuar dhe ka pire birra sikur te mos kishte kryer nje krim te tmerrshem vetem pak minuta me pare. Te habitur jane shprehur edhe fqinjet e çiftit, pasi sipas tyre ata ishin nje familje model, mjaft e perkushtuar pas dy femijeve te tyre.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





