SHBA, 16 qershor 2014 – Është shumë e bukur, por kjo e ka bërë jetën e saj një ferr të vërtetë. Problemi i Dana Adivas, një vajze amerikane 21 vjeçare është pamja e saj fizike, që nuk e lejon të bëjë një jetë normale.

Vajza thotë se është gjithnjë e rrethuar nga meshkujt dhe urrehet nga femrat që e kanë zili për hiret e saj. Ajo nuk ka një të dashur dhe një mike të zemrës dhe për këtë ka zgjedhur të bëhet protagoniste e një reality që jepet në Mtv "True Life".

«Kam gjithçka që dua dhe trajtohem si një princeshë. Nuk kam pse të jem inteligjente, sepse kam pamjen time fizike. Por në të njëjtën kohë ma ka sjellë në majë të hundës fakti që jam e bukur. Do të doja të më merrnin seriozisht nganjëherë»,- thotë Dana.

Ajo ka provuar edhe të lyejë flokët apo të vërë syze, për t’u dukur e shëmtuar por ndryshimet nuk kanë pasur efekt.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/