Kosovë, 16 qershor 2014 – Nora dhe Era Istrefi, vazhdojnë të jenë ndër këngëtarët më “in” për momentin. Së fundmi, në VFM,ato “mahnitën” me veshjet e tyre, apo thënë më mirë me zhveshjet e tyre.

Në skenë, u ftuan Nora dhe Era, por edhe pse e paftuar, atyre ju bashkangjitë edhe Nita. Ndër më të bukurat në sallë, motrat Istrefi, ndiheshin “perfekte” dhe tejet të “lirshme” pa të brendshme, marrë parasyshë që ishte një mbrëmje bukur dhe e nxehtë.

 Edhe pse Nita nuk është pjesë e spektakleve , ajo shpesh herë përshëndet “fansat” e saj, të cilët duket t’i ketë në numër jo të vogël.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/