16 qershor 2014 – Këshillat e mëposhtme vijnë prej një eksperti te higjienës orale, Phil Stemmer, i cili citohet nga Daily Mail.
1. Pini kafe, por pa qumësht. Kombinimi i te dyjave çon ne fermentimin e ambientit te gojës, për pasoje ere te keqe. Rekomandohet një gote ujë pas kafesë.
2. Ne mëngjes një gote çaj jeshil. I pasur me polifenole, ai është ne gjendje te neutralizoje gazrat sulfurike qe prodhohen prej baktereve te kavitetit oral.
3. Kujdes me alkoolin. Ky është ne gjendje te thaje mukozën e gojës, frenon prodhimin e pështymës.
4. Konsumoni kos. Dy here ne dite për gjashte jave rresht është ne vetvete një kure e mire për ata qe e kane këtë problem.
5. Mos përtypni çamçakëzin për një kohe te gjate. Kjo pasi përtypja e tij ne mënyrë te vazhdueshme, provokon prodhimin e acideve tretës ne stomak, i cili përgatitet për ardhjen e ushqimit, qe ne te vërtetë është veçse një iluzion, pasi po përtypim vetëm çamçakëz.
6. Orientohuni me shume drejt konsumit te ushqimeve krokante. Kjo pasi këto ushqime kërkojnë me shume kohe për tu përtypur dhe njëkohësisht eliminojnë baktere qe prishin erën e gojës.
7. Ushqimet qe rekomandohen për ere te pastër te gojës janë molla, majdanozi, sedano, karotat.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





