Tiranë, 16 qershor 2014 – Partia Demokratike mbetet e vendosur për të mos pranuar projektin e mazhorancës për ndarjen e re të territorit. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ndërsa foli në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat i bëri thirrje qeverisë dhe shumicës të tërhiqet nga projekti i saj i shkatërrimit të pushtetit vendor dhe të rifillojë me këmbën e mbarë të konsensusit, në të kundërt do të zbresin në shehshet e protestave sëbashke me qytetarët.
“Për ne demokratët është e papranueshme që reforma të filloje e të mbarojë me hartën, por është po aq e papranueshme qe harta, e bërë njëanshmërisht dhe arbitrarisht të sherbejë si detyrim për të bërë reformën decentralizuese, qofte edhe nëse kjo, korigjon në ndonjë mase te caktuar, problemet qe krijon harta qeveritare. Opozita përsërit sot kërkesën e saj drejtuar qeverisë dhe shumicës të heqë dorë, të tërhiqet nga projekti i saj i shkatërrimit të pushtetit vendor, të kthehet në pikënisje, të rifillojë me këmbën e mbarë të konsensusitt, gjithëpërfshirjes, konsultimeve reale në funksion të një reforme moderne që do t’i vlejë Shqipërisë dhe qytetarëve të saj për dekadat e ardhshme. Eshtë momenti për të reflekruar sot, tani. Në të kundërtën, për ne mbetet zgjidhja që kemi paralajmëruar: t’i presim me kushtetutë në dorë në sheshet e protestave që qytetarët kanë nisur ti mbushin”,-deklaroi ai, duke iu referuar dhe protestave të ditëve të fundit në Komuna dhe Bashki kundër reformës.
Sipas Bashës, qeveria refuzoi kërkesën e opozitës për një vizion të plotë të reformës dhe në vend që t’i shtonte komisionit parlamentar detyrën për reformën decentralizuese krahas ndryshimeve hartografike, shtoi një anëtar mazhoritar në komision.
Shefi i demokratëve tha se “me rënien e dy varianteve me 57 dhe 63 bashki, qeveria hodhi në erë urën e komunikimit dhe arsyen e shëndoshe të mishëruar në variantet e tjera te propozuara nga aktoret joqeveritare, dhe kete e beri me qellimin qe te dekurajonte çdo alternative tjetër e për të mbrojtur me çdo kusht e çdo mjet variantin e saj bazë me 36 rrethe-bashki. Gjithçka në shërbim të konceptit punist mbi qeverisjen vendore dhe të instrumentalizimit të saj në shërbim të kartelit politik, oliogark, e deri mafioz”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





