Brazil, 16 qershor 2014 – Flamuri i Dardanisë sot është parë të valëvitet në shkallët e stadiumit ku ka luajtur ndeshjen Zvicra me Ekuadorin.
Është ky flamur që presidenti historik e kishte propozuar edhe për flamur të shtetit të Kosovës.
Flamuri dardan është fokusuar edhe nga Reuters. Tifozët shqiptarë kanë qenë të shumtë në këtë ndeshje, duke qenë se me Kombëtaren e Zvicrës luajnë 5 shqiptarë të Kosovës.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





