SHBA, 16 qershor 2014 – Televizioni prestigjoz dhe konservator amerikan Fox News ka një lajm special për ndërhyrjen e policisë në Lazarat. Në lajm theksohet pabarazia në armatime e policisë shqiptare me banorët e Lazaratit. Policia ka angazhuar 500 forca, një pjesë prej të cilëve speciale (sipas standartit të vendeve në zhvillim).

Policët janë të armatosur lehtë, ndërsa banorët e Lazaratit kanë përdorur bazukat tip RPG 7 me municione obsolete tip PG- 7 V dhe moderne tip OG-7V, mortajat e lehta kalibër 60mm Tip 63 dhe mitrolozë të lehtë tip Degtyariov  ( DP ) dhe tip RPD, mitrolozë të rëndë obsolete tip DS dhe relativisht modernë për nivelin shqiptar tip SG 43 Goryunov.

Në lajm theksohet gjithashtu se një forcë më e vogël policie e armatosur me armatim të lehtë u zmbraps këtë fundjavë, ndërsa tentoi të hyjë në Lazarat. Të paktën një person mbeti i plagosur nga një plumb kalibër 7,62mm. gjatë këtij operacioni policor.

Fox News thekson se Shqipëria vjet prodhoi më së paku 900 metrik ton kanabis (një pjesë e mirë e të cilit në Lazarat) me vlerë tregu me çmim pakice mbi 6 miliardë USD. Sipas televizionit amerikan në fshat vazhdojnë të shtënat përfshirë edhe shpërthime predhash bazuke.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/