SHBA, 16 qershor 2014 – Lajmi për tentativën e policisë për të hyrë në Lazarat është pasqyruar edhe në gazetën Amerikane “Washington Post”.
Duke cituar agjencinë “Assotiated Press”, nënvizohet se anëtarë të dyshuar bandash kanë gjuajtur me granatahedhës, mortaja dhe automatike drejt oficerëve të policisë të cilët janë përpjekur të hyjnë në fshatin jugor të Lazaratit në një aksion kundër prodhimit të marijuanës.
Policia bëri të ditur se askush nuk ishte plagosur gjatë këtij aksioni jashtë Lazaratit ku autoritetet besojnë se prodhohet me tonelata kanabis. Prodhimi i drogës në këtë zonë vlerësohet se kap shifrën e 4.5 miliardë eurove.
Sipas “Washington Post”, rreth 500 policë të armatosur lehte duke përfshirë edhe forcat speciale rrethuan fshatin gjatë natës ndërsa policia bëri të ditur se do të vazhdonin sulmet kundër prodhuesve të drogës për të çliruar Lazaratin nga kriminelët.





