Tiranë, 16 qershor 2014 – Një supermarket në zonën e Selitës së Vjetër, pranë kopshtit Zoologjik, është grabitur sot nga dy persona. Ngjajra është regjistruar rreth ores 11.50 minuta.
Mësohet se grabitësit kanë qenë të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë mundur të marrin nga zyra e financës së supermarketit multifunksional një shumë të konsiderueshme parash. Mësohet se zyrat e supermarketit, ishin rreth 30 metra larg supermarketit.
Pasi kanë grabitur shumën e konsiderueshme nga kasaforta e këtyre zyrave, 2 personat e maskuar janë larguar me shpejtësi, duke përfituar edhe nga rrugicat e shumta në këtë zone.
Policia bën me dije se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





