Angli, 16 qershor 2014 – Vajza e saj, Sophie Steans, 22 vjeç, u martua, por ajo, Lisa Moore, një grua angleze 45 vjeçare, nuk ia doli dhe humbi betejën e saj kundër kancerit.

Mirëpo gruaja arriti të shohë vajzën e saj të veshur me të bardha dhe momentin që ajo tha në altar “Po”.

Një histori vërtet e trishtë ajo e Sophie dhe nënës së saj Lisa, e prekur nga një formë e rrallë kanceri, e cila nuk arriti të festojë tamam me të bijën, pasi vdiq pak orë pas ceromonisë.

“Fatmirësisht më pa me fustanin e bardhë. Infermieret e spitalit thanë se fjalët e saj të fundit ishin, sot martohet vajza ime. Jam shumë e lumtur. Ajo më pa me të bardha, u martova kaq shpejt vetëm që ajo të më shikonte”, tha Sophie.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/