E hënë, 16 qershor 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Kriza energjitike, dokumenti, sa do të rritet çmimi i dritave”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Si do të dëmshpërblehen 23591 ish të përndjekur, për femrat 2.7 milionë dollarë
– Lista e kandidatëve për kreun e PD për 27 degë, në garë shtatë ish-deputetë
– Ati i Shenjtë deklaron: Do shkoj në Shqipëri
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Vjedhje votash në PD. Reagohet në degën e Lushnjes”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Basha 400 tavolina dhe 25 tenda te pedonalja. Bashkia e Tiranës iu shet rrugën bizneseve dhe qytetarëve
– Kosovë, vritet ish kandidati i PDK-së, Elvis Pista
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Përgjimet e drogës: Dhuratën e dasmës e kthyem, s’na pëlqeu. Hetuesit zbardhin detajet e operacionit “Dasma” u ku sekuestrua 226 kg”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Vrasja e “Tixhes” në Durrës, hakmarrje për 6 vetë që vrau në '97-ën
– Papa: Do vij në Tiramë. Rama: Ogur i mirë para statusit
GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “Statusi, Kamerun teston Britaninë. Papa Françesku shpall vizitën në Shqipëri. Londra dhe Hollanda japin sinjale pozitive për statusin”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Shtesa e pallateve, gjobë për legalizimet
– Përplasja, Lazarati frikëson policinë me të shtëna armësh
– Pajtim Shehu kapet me fatura false, rojtari i fondeve me BE në Prokurori
GAZETA MAPO hapet me shkrimin “Kush e spiunoi aksionin e policisë. Telefonata që shpëtoi bosin e drogës: Erdhën të zinjtë”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Pse e braktisi CIA planin për përmbysjen e Enver Hoxhës më 1949
– Papa Françesku i thotë “Po” nga Shën Pjetri vizitës në Tiranë
– Shqipëria më afër statusit, sinjale pozitive nga Britania e Madhe dhe Hollanda
– Vrasja e biznesmenit, hetim konflikteve me ortakun dhe hesapeve të vjetra
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





