Dashi
Ditën e sotme duhet ta planifikoni me kujdes dhe nëse do të jeni me fat gjërat do t’ju shkojnë siç i parashikonit. Është një kohë shumë e mirë për të pranuar edhe ndryshimet që nuk mund t’i kuptonit te të tjerët. Jini të hapur për gjithçka!
Demi
Dikush po përpiqet të ketë vëmendjen tuaj duke i thyer të gjitha rregullat. Mos jini shumë të ashpër me veten për gjërat që lejohen dhe ato që nuk duhen bërë. Luani lojën dhe do të ndiheni për mrekulli.
Binjakët
Do t’i shihni gjërat ndryshe në fund të ditës së sotme, ndaj sigurohuni që të jeni gati për ndryshimin e perspektivës. Është një kohë e përshtatshme për të ndërruar planet dhe për të përmirësuar mënyrën e jetesës.
Gaforrja
Do të ndiheni shumë të përshtatshëm sot, edhe pse gjërat që do t’ju rrethojnë do të fillojnë të bëhen gjithnjë e më të ngatërruara. Kjo është mënyra e duhur për të përballur stresin dhe ngarkesën. Ruani qetësinë që ju karakterizon!
Luani
Duhet të kujdeseni pak më shumë për një person ose për një projekt, që duket se po ju ha shumë hapësirë mendore dhe fizike. Është shumë i rëndësishëm për ju dhe të ardhmen tuaj, ndaj tregohuni syçelët.
Virgjëresha
Energjia juaj është në rënie, ndaj do t’ju duhet më shumë mundim se zakonisht për të vepruar me krijimtarinë që ju karakterizon. Mos u ndjeni të zënë në kurth nëse nuk arrini t’u përgjigjeni kërkesave të të tjerëve ndaj jush.
Peshorja
Nuk do të arrini të kuptoni çdo veprim të të tjerëve sot, por për sa kohë ruani energjinë pozitive, ky nuk do të jetë problem. Do të takoni dikë që do të jetë i dobishëm në të ardhmen. Silluni mirë me këdo.
Akrepi
Do të jetë e vështirë për ju të jepni ide të reja sot, por ju e kuptoni shumë mirë veten. Gjeni mënyrën e duhur për të qenë sa më krijues. Thjesht se nuk i ndjeni disa gjëra nuk do të thotë se nuk do të ndërroni mendje një ditë tjetër.
Shigjetari
Është një ditë shumë e mirë për të qenë mendjehapur, për sa kohë nuk ju vjen ndër mend ndonjë ide tejet e çuditshme. Skepticizmin që ju karakterizon lëreni mënjanë dhe përqendrohuni në çështjet e punës që duan pak më shumë vëmendje.
Bricjapi
Është një kohë shumë e mirë për t’u marrë me karrierën tuaj dhe me qëllimet që i keni vënë jetës. Gjithashtu kërkoni një rol të ri në gjërat që ju rrethojnë dhe do të fitoni më shumë fuqi. Përdorini rrethanat në favorin tuaj.
Ujori
Energjia juaj e brendshme po shkon në të gjitha drejtimet dhe kjo duket se do t’ju lodhë pak. Qëndroni pranë njerëzve të duhur dhe asgjë nuk do t’ju ndalojë. Jeni brilant në disa ide që duken të pamundura, por që funksionojnë më së miri.
Peshqit
Ndryshimi po vjen, ju pëlqen apo jo. E çuditshme është se do të vijë papritur dhe ju nuk do të ndiheni gati për ta pranuar. Mos u shqetësoni, pasi koha shëron çdo plagë dhe bën të mundur çdo gjë. Merreni jetën më lehtë!
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





