Tiranë, 13 qershor 2014 – Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha mbushi dje 40 vjeç. Stafi i selisë blu, i Bashkisë së Tiranës por edhe deputetë të djathtë uruan kreun e opozitës për ditëlindje ndërkohë që mësohet se kreu i selisë blu ka preferuar një ceremoni më shumë familjare për përvjetorin e tij.
Në selinë blu, Basha është takuar me të rinjtë e PD-së të cilët e kanë uruar atë për ditëlindje. Ashtu si dhe në selinë blu, stafi i bashkisë është organizuar për një ceremoni të thjeshtë, si dhe duke i dhuruar po ashtu një tufë me lule, për 40 vjetorin. Një tufë me lule të bardha i është dhuruar Bashës dhe prej familjes së ish-kryeministrit Berisha.
Burimet bënë me dije se kreu i Bashkisë nuk ka qëndruar për shumë kohë në zyrën e tij, për të vijuar ditëlindjen me një festë mes miqsh. Por Basha duket se e ka ndërprerë festën me ceremoninë e drekës. Burimet kanë bërë me dije se mbasdite ai është nisur në takimin e rradhës në PD e Fierit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/







