12 qershor 2014 – Një adoleshent hajdut është detyruar që të shkruajë një letër për të zotin e shtëpisë të cilin grabiti, ndërsa në tekst e quan edhe budalla për faktin se kishte lënë hapur dritaren e kuzhinës.

Në letër hajduti adoleshent shkruan: “I dashur zotëri! Nuk e kuptoj se pse po të shkruaj një letër. Që të jem i ndershëm nuk është se ndjej faj apo nevojë për të kërkuar ndjesë për faktin se po të vjedh shtëpinë. Jam duke të të sqaruar për gabimet idiote që ke bërë. Së pari ju nuk kishit vënë perdet e shtëpisë që shumica e njerëzve e bëjnë. Budallallëku juaj i dytë është se jetoni në një zonë me risk të lartë për vjedhjet dhe nuk keni menduar sa duhet kur keni lënë hapur dritaren e kuzhinës. Nuk do ta kisha bërë këtë për miliona vite. Megjithatë nuk është se ndjej keqardhje për ju dhe nuk kam ndonjë simpati për ju”.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/