Itali, 12 qershor 2014– Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, karabinierët italianë arrestuan tre shqiptarë në qytezën e Civate-s afër Milanos. Tre shqiptarët me precedentë penalë u arrestuan ndërsa po vidhnin një vilë në këtë qytezë.

Vilson Makaj, 22 vjeç dhe Edmond Celaj, 30 vjeç u arrestuan në oborrin e vilës, ku po kryenin vjedhjen, ndërsa po përpiqeshin t’i shmangeshin karabinierëve. Xhilbert Mecaj, 24 vjeç u arrestua rreth 100 metra larg vilës, ndërsa fshihej në makinën e tij, tip BMW 3.

Të arrestuarve ju gjetën një set i plotë pajisjesh, që përdoreshin për vjedhje me thyerje. Karabinierët po hetojnë për të tjera vjedhje, që mund të jenë kryer nga kjo bandë.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/