Tiranë, 12 qershor 2014– “Do të hidhem, e kam vendosur”.
Këto kanë qenë fjalët e fundit të 23- vjeçares Iris Belba para se të vetëvritej.
Edhe pse u përfol se mbetja në provime ishte shkak i hedhjes së saj nga tarraca e “Sky Toëer”, miqtë e saj në Fakultetin Ekonomik thonë të kundërtën.
Ata kanë rrëfyer për gazetën "Shekulli" se Irisi ka qenë në një grup me ta gjatë vitit të dytë, por ngaqë nuk kishte marrë disa provime, po përsëriste vitin e dytë.
Ata pohojnë se performanca e Irisit në mësime nuk ka qenë aspak e mirë, pasi vajza nuk e frekuentonte rregullisht shkollën, dhe madje për shkak të mungesave, nuk ishte futur në disa provime.
Sipas mikes së saj të ngushtë, drama familjare e ka çuar 23- vjeçaren në vetëvrasje.
Ajo tregon se gjatë shkollës së mesme, Irisi ka qenë e shkëlqyer me mësime dhe ka dalë e para në disa olimpiada në rang kombëtar.
“Mirëpo pasi nisi universitetin, situata familjare ndryshoi duke i shkaktuar Irisit një tronditje të madhe psikologjike. Me zhvendosjen në Tiranë, prindërit e Irisit u divorcuan. Procesi i divorcit të prindërve të saj ka qenë i vështirë dhe kjo e ka shtyrë Irisin të bjerë në depresion. Për shkak të problemeve familjare, ajo ra nga mësimet dhe ngeli në disa provime, aq sa u detyrua të përsëristë vitin. Gjendja psikologjike e Irisit ka muaj që është rënduar dhe ajo ishte shprehur disa herë se do t’i jepte fund jetës”, tha shoqja e fëmijërisë.
Mikja e saj tregon se Irisi shoqërohej me një djalë, por marrëdhënia e saj nuk ka qenë problematike.
Iris Belba është përcjellë për në banesë të fundit në qytetin e saj të lindjes, në Fier, e veshur me fustan të bardhë





