• Anija e Majemit sjell 564 anglishtfolës nga 665 gjithsej në botë
  • Në qershor 2014, tre kruizerë me 1 443 “aventurierë” të detit, duke qëndruar 10-12 orë

DURRËS, 12 qershor 2014 – Rivjen sërish në portin e Durrësit, pas 10 ditësh, anija turistike “Nautica”.

Më 12 qershor 2014 ora 7,30, është bregëzuar në kalatën nr. 5 të portit detar kroçiera “Nautica”, prodhim francez i vitit 2000, pronë e një kompanie amerikane lundrimesh të Majemit. 

Kroçera ka sjellë 665 turistë, ku 564 ose 85 për qind e tyre, janë nga vende anglishtfolëse (287 nga SHBA, 175 nga Britania e Madhe, 61 nga Australia, 29 nga Kanadaja, 12 nga Zelanda e Re), kurse në një numër më të vogël nga Amerika Latine dhe Evropa.

“Nautica” është parashikuar të largohet nga porti i Durrësit ora 17:30.

Sipas zyrës së shtypit të drejtorisë së përgjithshme të shoqërisë publike Autoriteti Portual Durrës sha, në harkun e 10 ditëve të qershorit 2014, porti i Durrësit është vizituar nga 3 kroçera (“Nautica” më 2 qershor, “Sea Cloud” më  6 qershor, “Nautica” më 12 qershor 2014) me 1 443 turistë gjithsej për një qëndrim 10-12 orë.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/