12 qershor 2014– Të dobësohesh pa një dietë, pa pasur nevojë që ta privoni dhe ta limitoni veten tuaj është e mundur, kjo nëse bëni disa veprime të përditshme të shëndetshme. Ja si mund të humbi peshë pa shumë sakrifica:

Hani në momentin e duhur. Respektimi i orës biologjike është shumë e rëndësishme për shëndetin në përgjithësi. Kjo do të thotë se nuk duhet të harroni që të zgjidhni oraret më të mira për vaktet tuaja në bazë të aktivitetit të përditshëm.

Merrni kohën tuaj.Edhe nëse jeni njeriu më aktiv në botë ky është një urdhër: jepini vetes kohën e duhur për tu ushqyer! Një vakt i ngrënë me shpejtësi nuk ju ngop dhe tretja mund të jetë e vështirë.

“Ngacmoni” në mënyrë inteligjente. Ndodh shpesh që nga nepsi, të keni dëshirë për të ngrënë pak nga të gjitha. Megjithatë karamelet, çokollatat etj, janë armiku kryesor i dietës tuaj, sidomos kur keni ngrënë një vakt të plotë. Ndaj në këto raste kemi të bëjmë më shumë me një nevojë psikologjike të cilën duhet të mësoni ta kontrolloni.

Zëvendësimet. Për të evituar rrijen në peshë është e nevojshme që të njini ushqimet që ju japin më shumë energji. Për shembull, nga pikëpamja e kalorive dhe ushqyeshmërisë është më mirë të hani mishin e pulës sesa atë të viçit, pican në krahasim me makaronat, buka me drithëra sesa ajo e bardhë.

Ushqimi është kënaqësi! Ushqimi duhet të mbetet gjithnjë një kënaqësi, një moment relaksi dhe ndarje e kohës me familjen apo miqtë. Nëse stresoheni për çdo biskotë që hani është e kotë, e dëmshme dhe do t’ju prishë ditën.

Më mirë ushqimet e gatuara në shtëpi. Fillimisht sepse mund të kontrolloni gjithçka që hani dhe së dyti sepse është e nevojshme që të keni një “raport” me ushqimin, e jo ta shihni si një burim i kileve të tepërta.

Provoni bimët dietike. Që në antikitet, janë të shumta bimët që janë përdorur si mjekim. Por natyra na ofron edhe bimë që ndihmojnë në kilet e tepërta. Disa prej tyre janë: Lëvozhga e portokallit të hidhur, fukusi, gjethet e ginkgo biloba-s, farat e koperit etj. Të gjitha këto bimë mund ti gjeni të freskëta ose pluhur nëpër farmaci apo dyqane me lule bimore.

Bëni gjumë të qetë. Studime të shumta kanë dalë në përfundimin se mungesa e gjumit lidhet ngushtë me rritjen në peshë. Kjo vjen sepse mungesa e gjumit rrit prodhimin e grelinës, hormoni i oreksit. Ndaj, bëni orët e nevojshme të gjumit sa më qetë të jetë e mundur, por sigurisht pa ekzagjeruar.

Kontrolloni emocionet. Stresi, inati, frika, ankthi janë të gjitha emocione që mund t’ju bëjnë që të hani më shumë seç duhet. Përpiquni që të kontrolloni emocionet e mbi të gjitha mos u ndjeni asnjeherë keq për kilet e tepërta sepse do të përfundoni duke ngrënë edhe më shumë.

Lëvizni! Sigurisht që të gjithë e dini fare mirë se nuk ekziston një mënyrë tjetër për të rënë në peshë nëse nuk merreni me aktivitet fizik. Pa të paktën 30 minuta në ditë aktivitet fizik nuk do të mund të arrini kurrë rezultatet e dëshiruara. Çiklizmi, noti, fitness dhe vrapi duhet të jenë pjesë e ditës tuaj.