Tiranë, 12 qershor 2014  – Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ishte në Qendrën Rajonale të Autizmit në Farkë, që njihet ndryshe edhe si qendra e Liri Berishës. Pavarësisht se shteti ka një qendër për këtë qëllim, të ngritur në periferitë e Tiranës, Liri Berisha e përdori qendrën e saj për të eklipsuar punën e qendrës shtetërore.

Pas vizitës, Beqaj tha se kjo është një qendër e mrekullueshme. Ai shtoi se do bashkëpunojnë për hartimin e një strategjie për autizmin. Kurse Liri Berisha tha se kjo vizitë është një vlerësim për punën e fondacionit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/