Tiranë, 12 qershor 2014 – E gjithë bota pret me ankth orën 22:00 kur do të startojë edhe Kupa e 20-të e Botës "Brazil 2014" me ndeshjen hapëse Brazil-Kroaci.

Por nuk mbeten pas as shqiptarët, të njohur për futbolldashurinë e tyre. Përveç organizimeve personale apo familjare në Tiranë do të ketë edhe organizime të institucioneve shtetërore. 

Pedonalja e kryeqytetit është gati të presë Kupën e Botës. Çdo gjë është vendosur: karrike, stola, tavolina, ekrane gjigandë në mënyrë që emocionet e Botërorit të përjetohen në mënyrë kolektive dhe për ta shndërruar këtë pjesë historike të Tiranës në një "Maracana" shqiptare.

Pritet një bum tifozësh në ndeshjet e Gjermanisë dhe Italisë pasi dihet tashmë që këto dy kombëtare kanë një numër të madh tifozësh në vendin tonë.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/