12 qershor 2014 – Pas një vere të nxehtë, keni dyshime se vjeshta mund të jetë po aq e mirë për jetën intime? Ja disa këshilla të çuditshme që do ju ndihmojnë të keni një atmosferë të ngrohtë në çift.
Për të përmirësuar dëshirën seksuale zgjidhjet nuk janë gjithmonë ato që mendohen. Ka disa detaje të çuditshme që në fakt mund t’iu ndihmojnë me tepër sesa e imagjinonit.
Mbani të veshura çorape
Mbajtja e çorapëve në krevat është një nga zgjedhjet që mund të përmirësoje dëshirën seksuale? Po po. Ju femra duhet të dini se kjo gjë rrit mundësitë për të arritur orgazmën. Si? Çorapet përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe i mbajnë këmbët më të ngrohta. Sipas një studimi holandez ato që qëndrojnë zbathur kane 50% mundësi më pak për të arritur kënaqësinë maksimale.
Ndalni alkoolin
Mendonit se për një natë sa më të nxehtë duhen pirë disa gllënjka alkool? Jeni gabuar. Sigurisht që ai të shfrenon, por nuk sjell më shumë kënaqësi. Pas disa gotash ndjeshmëria e lëkurës bie dhe është e vështirë të ndihen përkëdheljet e partnerit.
Fikeni televizorin
Nuk ka gjë më të keqe sesa të mbash televizorin hapur gjatë seksit. Sipas studimeve çiftet që mbajnë televizor në dhomën e gjumit kanë dy hërë më pak raporte seksuale se të tjerët.
Rregullojeni dhomën
Një dhomë e rrëmujshme nuk është e rehatshme për të ndenjur e jo më për të bërë dashuri. Ç’rregullsia mund te shkatërrojë romanticitetin sidomos tek femrat.
Merruni me aktivitet fizik
Për një jete seksuale sa më të mirë duhet që edhe pesha trupore të jetë e mirë. Mbipesha ul presionin e gjakut dhe në të njëjtën kohë ul energjinë e personit në fjalë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





