SHBA, 11 qershor 2014 – Lindalva Pinheiro da Silva ishte vetëm 24 javëshe shtatzënë me dy djemtë e saj binjakë kur erdhi momenti i lindjes. “Isha në panik”- tregon 35-vjeçarja, duke kujtuar pasditen e fillim marsit kur ndjeu se fëmijët e saj po vinin në jetë. “Ky nuk ishte momenti, ishte shumë herët. E dija që mund të humbisja foshnjet e mia”- tregon nëna e dy binjakëve. 

Mjekët në qendrën Tufts në Boston bënë gjithçka kishin në dorë për të vonuar lindjen. Sipas studimeve 50% e foshnjave që janë 24 javëshe nuk mbijetojnë edhe ata që jetojnë shfaqin shumë probleme shëndetësore. Por katër ditë më vonë, Alexandre lindi. Ai peshonte 745 gram. Ishte aq i vogël sa Da Silva tha se burri i saj, Ronaldo Antunes mund ta mbanin në pëllëmbën e dorës. “ Ma sollën pranë që tui jepja një puthje. Ai ishte duke qarë dhe ishë shumë i vogël. Isha shumë e frikësuar sepse ishte vërtet shumë i vogël. U ktheva nga bashkëshorti dhe i thash e përlotur: ai është shumë i vogël”- tregon 35-vjeçarja. 

Da Silva qëndroi në sallën e lindjes, ndërsa djali i dërgua në sallën e kujdesit intensiv. Por binjaku tjetër ende nuk kishte lindur. Kontraktimet u zbehën dhe dukej se ai as e kishte ndërmend të shoqëronte vëllanë në këtë botë. “ Mjekët më thanë që ai nuk do të dilte as për një orë dhe ndoshta as për një javë. U tmerrova por ata më qetësuan duke më thënës e sa më gjatë të qëndronte në barkun tim më mirë do ishte sepse do rritej më shumë.”- tha Da Silva. 

E ndërsa Alexandre rritej në inkubator vëllai i tij Ronaldo vazhdonte të rritej në mitrën e nënës. Da Silva mori antibiotikë për të luftuar infeksionet që mund të preknin foshnjën që mbante në bark pasi planceta e binjakut të parë ishte ende brenda saj. 

Tri javë pas lindjes së saj të parë, da Silva ndjeu përsëri kontraktimet Këtë herë lindja ishte më ee dhimbshme pasi Ronaldo ishte rritur dhe ishte plot 3 kg. Ai ishte më i fortë dhe më i shëndetshëm se vëllai i tij pasi qëndroi edhe 24 ditë të tjera brenda barkut të nënës.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/